Beshiktashi i ndërpret kontratën me ish-mbrojtësin e Man. United

Futboll

Beshiktashi i ndërpret kontratën me ish-mbrojtësin e Man. United

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 18:09
Éric Bailly

Më 11 dhjetor, Beshiktashi njoftoi se kishte pezulluar pesë lojtarë të ekipit të parë:

“Njoftohet se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Éric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana janë përjashtuar nga ekipi për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe papërshtatshmërisë”.

Sot, 18 ditë më vonë, klubi nga Stambolli bëri të ditur se i ka ndërprerë kontratën ish-mbrojtësit të Manchester United.

Bailly, i cili mbërriti në verë si lojtar i lirë në futbollin turk, u trondit nga vendimi i klubit.

Menaxherja e lojtarit, Rafaela Pimenta, deklaroi: “Jemi të shokuar, pezullimi na befasoi. Ne po përgatisim reagimin tone, sepse e dimë që Eriku nuk bëri asgjë të keqe. Të drejtat e lojtarit janë shkelur dhe ne do të sigurojmë që ata të mbrohen.”

Tani 29-vjeçari i Fildishtë është i lirë të gjejë një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat