​Napoli lëshon pikë sërish, Fiorentina vazhdon formën e mirë në Serie A

Futboll

​Napoli lëshon pikë sërish, Fiorentina vazhdon formën e mirë në Serie A

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Ilustrim

Kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Serie A, ku kampioni nuk po mund ta rigjejë formën e mirë asesi.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli ka barazuar pa gola (0:0) me Monzan.

Ky barazim veçse e thellon krizën e kampionit italian, i cili ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Napoli renditet në vendin e katërt me 33 pikë të arkëtuara, krahas Monzas që zë vendin e 11 me 22 pikë.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Fiorentinas dhe Torinos, e cila përfundoi me fitore të vendasve.

Fiorentina e mposhti 1:0 skuadrën e Torinos, me golin e vetëm të shënuar nga Luca Ranieri në minutën e 83’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Fiorentina renditet në vendin e katërt me 33 pikë, krahas Torinos që zë vendin e 10 me 24 pikë.

Rezultatet finale:

Napoli 0:0 Monza

Fiorentina 1:0 Torino

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat