Ferizaj bën goditjen e radhës

Futboll

Ferizaj bën goditjen e radhës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:03
Riste Temelkov

Ferizaj ka vazhduar të bëj goditje në afatin kalimtar të janarit.

Pasi kanë nënshkruar me dy sulmuesit Sokol Kiqiën dhe Albion Kurtajn, ferizajasit kanë përforcuar edhe mesfushën.

Gazeta Olle ka mësuar se ‘Ujqit’ kanë siguruar shërbimet e mesfushorit maqedonas Riste Temelkov.

26-vjeçari vjen te Ferizaj nga Superliga e Maqedonisë ku së fundmi ishte pjesë e Makedonia GP. Temelkov më parë ka luajtur edhe për Tikves, Berea, Horizont Turn. dhe Bregalcia Stip.

Ferizaj është një nga kandidatët kryesorë për tu inkuadruar në Superligë nga Liga e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat