Kukësi përjeton vitin e errët

Futboll

Kukësi përjeton vitin e errët

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:27
Kukësi

Viti 2023 mund të cilësohet si më i dobëti në historinë e Kukësit në Superiore.

Thuhet kështu, pasi vetëm në javën e fundit të sezonit të kaluar arritën të siguronin mbijetesën në elitë, ndërsa në sezonin aktual janë të parafundit.

Çka nënkupton se nëse ky sezon mbyllej me kaq, Kukësi do të ishte i rënë nga kategoria. Për fat të mirë mbeten edhe dy faza për të luajtur dhe skuadra i ka plotësisht të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë të shpë- tojnë sezonin. 2023, përveçse i keq në aspektin sportiv, është plotësisht për t’u harruar edhe me situatën jashtë futbollit, për shkak të arrestimit të presidentit të nderit, Safet Gjici.

Në njëfarë mënyre, ajo ngjarje ka pasur ndikimin e saj edhe në ekipin e futbollit, ku u reduktuan ndjeshëm shpenzimet. Shkurtimi i këtyre shpenzimeve më pas solli krijimin e një skuadre thjesht sa për pretenduar qëndrimin, duke mos i dhënë më si dikur tonin futbollit shqiptar. Një situatë që nuk i shkon shumë kësaj skuadre, edhe për vetë fakti se nuk është mësuar të marrë pjesë në kampi- onat thjesht sa për të siguruar mbijetesën. Për këtë arsye, në Kukës shpresojnë që me ikjen e 2023-it, të mbyllen një herë e mirë edhe problemet me peripecitë që kanë kaluar këtë vit.

PRITSHMËRITË NË 2024 – Edhe pse gjërat nuk duken shumë optimiste për vitin 2024, në Kukës shpresojnë që të nisin pse jo edhe një cikël të ri.

Fillimisht duan të sig- urojnë mbijetesën sa më parë dhe të mos ia lënë vetëm javës së fundit si sezonin e kaluar. Më pas, vetë fakti që këtë edicion kanë marrë në skuadër shumë lojtarë në moshë të re, janë në pritje të nisjes së një cikli që normalisht nuk i jep frytet që në muaj e parë.

Tani që ka kaluar pak kohë, duke se në Kukës janë pjekur gjërat dhe në vitin 2024 situata mund të marrë për më mirë dhe skuadra të koleksionojë re- zultate më pozitive.

Megjithatë, një shpresë e klubit për të një 2024 më të mirë, janë edhe afrimet që mund të bëhen në muajin janar, edhe pse në këtë pikë po mungojnë edhe lakimet e emrave që mund të afrohen. Por, përpos të gjithave e rëndësishme është që 2023-shi të mos përsëritet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat