Fadil Muriqi - i mërzitur për vdekjen e ish bashkëlojtarit të tij

Futboll

Fadil Muriqi - i mërzitur për vdekjen e ish bashkëlojtarit të tij

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 13:15
Avdi Kabashi e Fadil Muriqi

Legjenda e futbollit, Fadil Muriqi, është i pikëlluar thellë për vdekjen e shokut dhe ish bashkëlojtarit, Avdi Kabashi.

Muriqi ka kujtuar në pika të shkurtra se si ka filluar karrierën me të dhe se si pas luftës e ka vizituar Kabashin pas daljes nga kazamatet serbe.

Vdekja e Kabashit ka mërzitur shumë Fadil Muriqin.

“Vështirë qenka të shkruash kujtimi për shokun. Karrierën sportive e filluam në fshatin e lindjes Zahaq duke vazhduar në Kristal.

Avdiu ishte sportist i respektuar shumë, i dashur për të gjithë, patriot. 

Me kujtohet viti 2001 kur Avdiu u lirua nga burgjet e Serbisë fashiste, isha prezent në familjen Kabashi.

Kam shumë kujtime nga ky takim.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte aq shumë.

Të kujtojmë me mall unë dhe vëllezërit Muriqi”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat