Gjimshiti me Atalantën e mposhtin Leccen e Ylber Ramadanit

Futboll

Gjimshiti me Atalantën e mposhtin Leccen e Ylber Ramadanit

Nga: K. G. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Pamje nga ndeshja

Atalanta ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 nda Lecces, në takimin e javës së 18-të të Serie A.

Skuadra nga Bergamo ndali tre pikë domethënëse, ndërsa Lecce nuk ia doli të kthehet e pamposhtur nga terreni i nxehtë.

Lookman ka shënuar në minutën e 58-të.

Duhet theksuar se në minutën e 14-të, Atalanta pati mundësi të mirë, por Gianluca Scamacca nuk shënoi duke u ndalur topi nga shtylla.

Berat Gjimshiti u paraqit titullar për Ataëantën dhe Ylber Ramadani për Leccen.

Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 82-të.

Atalanta renditet në vend të 6-të me 29 pikë e Lecce në të 13-tin me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat