Ronaldo në vendin e 27-të dhe Messin në të 10-tin

Futboll

Ronaldo në vendin e 27-të dhe Messin në të 10-tin

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Erling Haland është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2023 nga “The Guardian”. Ai është votuar nga 218 anëtarë falë paraqitjes spektakolare gjatë këtij viti.

Norvegjezi arriti të fitonte tripletën e parë personale dhe Manccester Siti gjithashtu. Haland u shpall dhe golashënuesi më i mirë i Premier Ligës.

Në vendin e dytë renditet ylli i Real Madridit, Xhud Bellingam. Anglezi e nisi sezonin në mënyrë fantastike dhe shumë herë ka arritur të jetë vendimtar dhe ti dhurojë fitoren ekipit tij. Ndërsa në vendin e 3-të renditet Kilian Mbape dhe top 5 plotësohet nga Herri Kane dhe Rodri.

Ndërsa fituesi i Topit të Artë për herë të 8-të, Lionel Mesi renditet në vendin e 10-të. Ndërsa Kristiano Ronaldo i Al-Nasr pozicionohet në vendin  e 27-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat