Milan e mbyllin vitin me fitore

Futboll

Milan e mbyllin vitin me fitore

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:59
Milani

“Djajtë” e Milan e kanë mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë vit kalendarik, teksa në përballjen e fundit, të 2023-shit kanë mundur me rezultatin minimal, 1:0, skuadrën e Sassuolo, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian të futbollit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 59’-të të sfidës, ku pas një asistimi fantastik, të “fantazistit” algjerianit, Ismail Bennacer, “ylli” amerikan, Chrisian Pulisic lëshon një goditje perfekte drejt portës së mbrojtur nga Consigli, me topin, që përfundon pas shpatullave të “gardianit” italian, për të “vulosur” fitoren e djemve të teknikut Stefano Pioli.

Në përballjen tjetër të orës 18:00, Salernitana mundi me rezultatin minimal, 0 me 1, skuadrën e Verona-s, duke lënë gjithçka të hapur, në garën për mbijetesën, në Serie A, për këto dy skuadra. Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 48’-të, ku pas një goditje perfekte të Loum Tchaouna topi përfundon në rrjetë, për të siguruar një fitore me shumë vlera.

Përsa i përket renditjes, në tabelën e Serie A, “Kuqezinjtë” e Milan ngjiten në kuotën e 36 pikëve, për ta mbyllur zyrtarisht në vendin e 3-të këtë vit kalendarik, ndërsa përsa i pëket ekipeve të tjera, Sassuolo, Verona e Salerntina, renditen respektivisht në vendet 16, 17 e 18 të tabelës, me nga 16, 14 e 12 pikë secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat