Djali i Pelesë kritika të forta Brazilit

Futboll

Djali i Pelesë kritika të forta Brazilit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:37
Edinjo

Në një intervistë të fundit, Edinjo, djali i legjendës së futbollit botëror Pele, shprehu zhgënjimin e thellë për performancën aktuale të kombëtares braziliane të futbollit.

Skuadra, dikur një forcë për t’u llogaritur në arenën globale të futbollit, po përpiqet të sigurojë një vend në “World Cup 2026”.

Aktualisht Brazili ndodhet në vendin e gjashtë në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut pas një seri rezultatesh negative. Duke folur për “AFP”-në, Edinjo ka qenë i ashpër.

“Nëse babai im do të kishte qenë gjallë, do të ishte vërtet i trishtuar për situatën që po kalon Brazili.

Kjo është një situatë e paprecedentë. Asgjë nuk mund të quhet e humbur, por ky Brazil lë për të dëshiruar”, komentoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat