Nevill: Ten Hag nuk duhej lejuar të blinte kë të donte

Futboll

Nevill: Ten Hag nuk duhej lejuar të blinte kë të donte

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 17:22
Nevill

Mançester Junajtid si rrallëherë në historinë e tij ka humbur 9 nga 20 ndeshjet e para në kampionat dhe normalisht që e sheh veten jashtë luftës për titull me këto rezultate që po regjistron.

Ndaj edhe ish-futbollisti i kësaj skuadre, Geri Nevill, nuk është kursyer në kritikën e tij ndaj drejtuesve të “djajve të kuq” që kanë lejuar trajnerin Ten Hag të merrte lojtarë me shifra të ekzagjeruara kur shihet shumë mirë që nuk janë në nivelet e kërkuara.

“Ato 85 milionë paund të shpenzuara për Antoni janë një ekzagjerim.

Qartësisht, nuk është as minimalisht afër atij niveli, por edhe 70 milionë paund për Rasmus Hojlund janë shumë para, si 55 milionë për Mejzon Maunt, 80 milionë euro për Kasemiro dhe një kontratë pesëvjeçare janë shumë para. Nuk duhej t’i kishin firmosur.

Ka shuëm oferta që mund të shohësh kur planifikon të bësh blerje. Kanë mbaruar ditët kur trajnerët duhej të udhëtonin 3-4 net në javë për të mbikëqyrur lojtarët. Ten Hag iu lejua që të blinte kë dëshironte dhe kjo nuk duhej lejuar.

Ai tani ka disa lojtarë të mirë dhe disa më pak të mirë. Tifozët e Mançester Junajtid do të jenë shumë të zhgënjyer. Junajtid ishte inferior ndaj Notingem, shumë shpesh është inferior ndaj skuadrave të nivelit më të ulët në kampionat”, u shpreh ish-mbrojtësi i “djajve të kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat