Salah beson në triumfin në Premierligë

Futboll

Salah beson në triumfin në Premierligë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:23
Mohamed Salah

Mohamed Salah është duke e kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin.

Ylli egjiptian e inspiroi mbrëmë ekipin “Reds” në fitoren ndaj Newcastlet me rezultat 4:2.

Ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim ndaj Bardhezinjve.

Kështu, ai arriti në kuotën e 14 golave dhe 8 asistimeve në këtë edicion duke ia mundësuar ekipit të tij të prijë në Premierligë.

Dhe, kjo pozitë dhe kjo formë ia mundëson ekipit nga “Anfield Road” ta synojë titullin e kampionit në Angli.

Për këtë beson edhe vetë Salah.

“Ne besojmë shumë. Ne kemi shumë talente. Ata vetëm kanë nevojë të punojnë fort”, deklaroi Salah pas lojës për “Sky”.

A do të shkojë Salah për të luajtur në Kupën e Afrikës?

“Dua ta fitoj atë. Unë dua të luaj për vendin tim. Por, edhe pa mua ata do të jenë mirë. Ne kemi lojtarë fantastikë”, përfundoi 31 vjeçari.

Pasi shënoi mbrëmë dy herë, ai arriti në kuotën e 151 golave ne Premierligë me Liverpoolin, duke u bërë vetëm lojtari i pestë që e bën këtë arritje me një klub të vetëm pas Harry Kane (Tottenham), Sergio Agüero (Man City), Wayne Rooney (Man Utd) e Thierry Henry (Arsenal).

Këto statistika impresionuese të tij ia kanë mundësuar ekipit “Reds” ta prijë në tabelën e Premierligës dhe të shkojë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Angli.

Liverpooli aktualisht i ka 45 pikë, tri më shumë se Aston Villa, pas 20 ndeshjesh të zhvilluara në ligën elitare angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat