Juventusi mendon goditjen e parë

Futboll

Juventusi mendon goditjen e parë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:27
Hojbjerg

Juventusi mendon goditjen e parë në merkato, pranë firmës me mesfushorin e njohur danez.

Juventusi vazhdon të jetë në kërkim të dy mesfushorëve për të zëvendësuar Pol Pogbanë dhe Nikolo Faxholin dhe emri i parë që kanë në lsitë bardhezinjtë është ai i Pieer-Emil Hojbjerg.

Danezi nuk preferohet nga trajneri Postekoglu dhe është i gatshëm të braktisë Totenhemin në janar.

Prej kohësh ai është në bisedime me Juventusin dhe duket se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur, teksa pritet përgjigja pozitive nga ana e të dyja palëve në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat