Juventus, kontakte për rinovimin e Szczesnyn

Futboll

Juventus, kontakte për rinovimin e Szczesnyn

Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:18
Wojciech Szczesny

Juventus po kërkon të rinovojë kontratën e Wojciech Szczesny.

Portieri polak ka një marrëveshje që skadon më 30 qershor 2025 dhe fiton rreth 6.5 milionë euro në vit. Ideja e bardhezinjve është të zgjasë afatin deri në vitin 2026, kur ai do të jetë 36 vjeç dhe ndoshta do të jetë në Botërorin e fundit të karrierës së tij.

Shpresa e Szczesny është të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të luhet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, duke mbrojtur porten e kombëtares së tij.

Kjo është arsyeja pse Juventusi po përpiqet të ule pagen e tij duke e shpërndarë  në disa sezone, ndoshta duke arritur në rreth 4.5 milionë euro per 3 vite te tjera. Është e vështirë të arrihet një marrëveshje, edhe pse familja e Szczesny është e lumtur në Torino dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë qytetin.

Gjithsesi, është e mundur të arrihet ne rreth 5 milionë euro, që të kete një përmirësim në krahasim me kushtet aktuale kontraktuale. Kontaktet vijojnë prej disa javësh, një situatë jo e pamundur, por e vështirë për shkak të një çështjeje ekonomike.

Në verë Szczesny refuzoi ofertat nga Arabia Saudite, por edhe nga Gjermania, me Bayern Munich që dëshironte ta nënshkruante atë pas largimit të Sommer.

“E di që disa lojtarë kanë shkuar atje dhe nuk jam i befasuar – tha Szczesny muajt e fundit – e kuptoj që dikush mund të marrë një vendim të tillë për të fituar më shumë, por mendoj se ia vlen të mendosh për të pasur prioritete të tjera përveç kërkimit të parave.

Unë kam fituar tashmë shumë para në jetën time. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e mirë që mund të kem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat