Balliu asist për fitoren

Futboll

Balliu asist për fitoren

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:43
Balliu

Një sukses që e mban larg zonës së rrezikshme.

Rayo Vallecano është një skuadër e vogël futbolli në Spanjë, dhe fakti që është në vendin e 11-të në La Liga duhet të cilësohet një arritje

Pjesë e kësaj “trimërie” është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 2:0 në fushën e Getafe.

Mbrojtësi “Kuqezi” ishte titullar në një sfidë që Rayo e dominoi, ndonëse u ndihmua nga dy kartonë të kuq që morën vendait në fund të pjesës së parë dhe në nisje të së dytës.

Vetë Balliu ishte pranë golit, ndonëse gjuajtja e tij ndihmoi Sergio Camello-n që të shënonte rrjetën e parë.

Ai pati një tjetër mundësi për të krijuar gol, por u vonua, ndërsa luftoi fort.

Ky është sezoni i tij i tretë në skuadrën modeste madrilene, dhe mbetet njëri nga më të mirët.

Vallekano është e 11-ta me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat