Manchester City siguron shërbimet e talentit argjentinas

Futboll

Manchester City siguron shërbimet e talentit argjentinas

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:06
Claudio Echeverri

Manchester City siguron shërbimet e talentit argjentinas!

“Fantazisti” i sulmit të River Plate, Claudio Echeverri, edhe pse vetëm 17-vjeç ka arritur të mahnisë jo pak ekipet e Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City, që padyshim janë “tifozët” e tij më të mëdhenj, veçanërisht tekniku, Pep Guardiola, i cili e do me çdo kusht në “Etihad”.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, bordi i kampionëve në fuqi, të Evropës ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën teknikut spanjoll, teksa mësohet se negociatat mes City dhe River Plate, ekip ku më parë ka luajtur edhe sulmuesi i “Qytetarëve”, Julian Alvares, janë në fazat finale dhe tashmë është arritur edhe akordi me dy “gjigantëve” të futbollit.

Për autorin e 1 asistimi, në 6 përballjet e zhvilluara me ekipin e parë këtë sezon, “gjigantët” e Premier Leauge kanë ofruar plot 23.5 milionë euro, ku 14.5 milionë do të transferohen menjëherë në arkat e River Plate, ndërsa 9 milionë të tjera varen nga performancat e djaloshit, ndërsa përsa i përket kontratës personale ende nuk është bërë asgjë me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat