Ish-sulmuesi i Egnatias prezantohet në Turqi

Futboll

Ish-sulmuesi i Egnatias prezantohet në Turqi

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:24
Vusal Isgandarli

Vusal Isgandarli është zyrtarisht një lojtar i Bulosporit.

Në faqen zyrtare të klubi njoftohet se futbollisti azebajxhanas i Egnatias ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë. Isgandarli me fanellën e Egnatias shënoi 6 gola dhe asistoi 3 herë.

Edhe pse klubi rrogozhinas nuk ka njoftuar largimin e Isgandarlit, drejtuesit e Egnatias janë duke negociuar në tregun jashtë Shqipërisë për të firmosur me një lojtar që luan në krahun e majtë të sulmit.

Kujtojmë se Egnatia ka humbur në merkaton e janarit golashënuesin më të mirë që kishte aktualisht në ekip.

Ndonëse palët nuk kaba bërë zyrtare sesa ëhstë vlera e transferimit, sajti i specializuar për vlerat e lojtarëve në treg, “transfermarkt” njofton se Boluspori ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë kartonin e sulmuesit azer tek Egnatia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat