Kongjeli shpërthen: Mosmirënjohja vlerë e hiqave 

Futboll

Kongjeli shpërthen: Mosmirënjohja vlerë e hiqave 

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:33
Fekmi Kongjeli

Aktivist i futbollit në Diasporë, Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFK-së për Gjermani dhe menaxher i licencuar i FIFA-së, ka shpërthyer me kritikat e tija.

“Fisnik Asllani, kjo prurje e madhe për Kombëtaren tonë nga ana ime në bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë me familjen Asllani e në veçanti me babain e Fisnikut, Fadilin u pa me urrejtje e xhelozi mu nga ata që përfitojnë nga futbolli dhe nga puna ime që për opinionin është e njohur. 

Mendova që pas një jave do të reagoi dikush nga ata të cilët tani e më shumë se tri dekada e dijnë për së afërmi kontributin tim për vendin në përgjithësi e në veçanti për futbollin, së paku të më kursejnë që mos të merrem me Hiqat! 

Nuk ka qenë ama bash kurrë veti e imja të flas për vetën time, gjithmonë kam folur dhe shkruar për të tjerët dhe atë në sensin pozitiv. 

Kam përkrahur gjithmonë punën dhe vlerat por gjithmonë duke u bazuar në fakte e argumente. 

Dhe për më shumë se tri dekada me punën dhe angazhimin tim kam arritur të përfitoi institucione e individ ndërkombëtar, kam arritur të jem afër për gjitha këto vite mërgatës tonë dhe të gjitha këto në shërbim të vendit tim e kurrë ama bash kurrë për interesa të mija personale! 

Fisnik Asllani është pruarja e fundit nga ana ime e që janë me dhjetëra para e pas pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA. 

Me Fisnikun dhe familjen e tij më lidhin edhe raportet miqësore.

Kam qëndruar afër Fisnikut tani e shumë vite e sidomos nga dëshprimi i tij dhe familjes së tij nga momenti kur është neglizhuar nga këto struktura menaxheriale të FFK-së dhe nuk ftohej në Kombëtare edhe kur kishte pranuar të na bashkohet te U-17. 

Përveç Fisnikut janë edhe shumë të tjerë që janë neglizhuar dhe pastaj një pjesë e tyre kanë vendosur të i bashkohen kombëtareve tjera, por për këtë temë do të flasim më vonë edhe me detaje! 

Preteksti i shkrimit tim është intervista e parë e Fisnikut në Klan Kosova pas promovomit të tij nga ana ime dhe presidentit Agim Ademi në gala mbrëmjen e Futbollistit më të mirë të vitit 2023. 

Sipas mendimit tim promovimi i tij len shumë për të dëshiruar duke pasur parasysh faktin që po i thotë jo Gjermanisë për Kosovën dhe tendenca ishte që unë si akteri kryesor i vendimit të Fisnikut të jem nën hije! 

Dhe kjo pastaj ju shërben dashakëqinjëve ta shpërfaqin poshtërsinë e tyre që e kanë në gjene. 

Fisniku në të gjitha prononcimet e tij e ka shpjeguar se është në kontakt me mua, po ashtu edhe para audiencës në Gala mbrëmjen e Futbollistit më të mirë të vitit 2023 e potencoi një gjë të tillë e po ashtu edhe në intervistën e parë në emision falënderohet për mua. 

Mirëpo një i vetëquajtur ‘Analist’, një manipulues i dënuar nga FFK-ja për tentim trukimi të ndeshjes me grupmosha të reja i shtyrë si duket nga zhvatës e që jeton mbi punën e të tjerëve, tenton publikisht edhe në studio televizive pa fije turpi njejtë sikurse në fushën e futbollit me referët të manipuloi, duke u munduar Fisnikut të ia mohoi të drejtën e realitetit! 

Injoron prezantimin tim dhe të presidentit të FFK-së, duke na quajtur krekosës!

“Analist“ dhe manipulues bashkë me shtytësit e që keni të përbashkët mungesën e etikës dhe manipulimin. 

As qe isha marr me ty dhe hiqat sikurse ti sikur Fisniku dhe familja e tij qysh në start mos të ishin ndier të indinjuar dhe atakuar me pafytyrësinë dhe manipulimin nga ana jote dhe grupit tënd! 

Dhe kjo është një sinjal për organet përgjegjëse të FFK-së që të jenë vigjilent për dëmin që po ua shkaktojnë këta individ të pandërgjegjshëm e në të njejtën kohë përfitues nga FFK-ja. 

Krejt në fund po të tregoi ty dhe hiqave sikurse ti se Fekmi Kongjeli as atëherë para tri dekadave as tani për më shumë se tri dekata nuk është krekosur dhe nuk ka nevojë të krekoset! 

Dhe ajo që është më e vlefshme kam qenë dhe vazhdoj të jem në shërbim të vendit dhe popullit tim, duke kryer goxha punë të mira ndër vite! 

Opinioni i gjerë e din dhe është falënderues për këtë, mirëpo nuk e din „analisti“ manipulues dhe hiqat si ky edhe nuk keni nevojë ta dini, të tillë si ju me mungesë etike më bëjnë nder kur më urrejnë e xhelozojnë, pasi që historia e hiqave dhe manipuluesve përfundon në koshin e plehrave”, reaguar Fekmi Kongjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat