Ngritet aktakuzë ndaj këtij personi për vrasjen e gjyshit të Luka Modriçit

Futboll

Ngritet aktakuzë ndaj këtij personi për vrasjen e gjyshit të Luka Modriçit

Nga: K.G.fu Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:42
Modriç - majtas

Prokuroria e Qarkut të Shtetit të Kroacisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër Zhelko Baxha, i cili akuzohet për vrasjen e gjyshit të Luka Modriçit në vitin 1991, shkruan “Jutarnji list”.

Baxha, ish-polic, sot është 63 vjeç dhe ishte transferuar në Australi 10 vjet më parë..

Baxha ishte komandant i togës speciale të Stacionit të Sigurisë Publike Obrovac.

Zyra e prokurorit të shtetit të qarkut ka ngritur padi për krime lufte kundër Zhelko Baxha (63 vjeç).

Ai akuzohet për një sërë vrasjesh të civilëve në fund të vitit 1991, duke përfshirë gjyshin e futbollistit të famshëm Luka Modriq.

Gjyshi i Modriçit u ekzekutua më 18 dhjetor në Zaton Obrovacki, jo shumë larg rrugës së vjetër që të çon në fshatin Meki Doci. Ish milici së bashku me anëtarë të panjohur të njësisë së tij, përgjoi 61-vjeçarin, që po kulloste dhitë pranë shtëpisë së tij të vjetër familjare.

Pa asnjë arsye e kanë qëlluar. Më pas ata shkuan me makinë në fshatin Meki Doci dhe hapën zjarr ndaj civilëve që hasën gjatë rrugës. Ata vranë gjashtë të moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat