Nuk ka më vend për të në skuadër

Futboll

Nuk ka më vend për të në skuadër

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:57
Varane

Nuk ka më vend për të në skuadër, ish-ylli i Realit të Madridit e mbyll me Mançester Junajtid!

Duket se aventura e Rafael Varane te Mançester Junajtid ka ardhur drejt fundit, me “Djajtë e Kuq” që kanë vendosur që mos t’ia rinovojnë kontratën mbrojtësit francez, e cila skadon këtë verë.

Nga 1 shkurti, ai do të ketë të drejtën të negociojë me cilindo klub që do të interesohet për të, pasi në “Old Trafford” nuk arriti dot ta justifikonte shumën për të cilën erdhi.

Interes ndaj Varan kanë shfaqur Bajerni i Mynihut dhe disa klube nga Arabia Saudite, teksa francezi do të bëjë çmos për t’u larguar që në janar nga Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat