Skriniar mbyll sezonin para kohe

Futboll

Skriniar mbyll sezonin para kohe

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:00
Skriniar

Një lajm i keq trondit kampin e Paris Saint-Germain: duket se Milan Skriniar ka mbyllur para kohe sezonin.

Mbrojtësi u detyrua që të dalë i dëmtuar nga loja në minutën e 71-të të sfidës kundër Toulouse, që parisienët fituan 2-0, duke triumfuar në Superkupën e Francës.

Ish-lojtari i Interit pësoi një goditje në kaviljen e këmbës së majtë dhe sipas “RMC” dëmtimi është i rëndë, aq sa do të detyrojë mbrojtësin sllovak që të kryejë një operacion.

Një goditje e rëndë për PSG-në dhe vetë lojtarin, që do të mungojë për një kohë të gjatë në fushën e blertë, madje mund të konsiderohet i mbyllur ky sezon për Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat