Chelsea ia hap dyert e largimit Thiago Silvës

Futboll

Chelsea ia hap dyert e largimit Thiago Silvës

Më: 4 janar 2024 Në ora: 14:26
Thiago Silva

Thiago Silva është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Chelseat.

Veterani i mbrojtjes ka luajtur me sukses për disa vite në Premierligë, ku u transferua nga Paris Saint-Germaini, ku e kishte një eksperiencë afatgjate.

E tash duket se është koha që futbollisti brazilian të ndahet me klubin anglez, njofton “Football Insider”.

“Blues” janë të gatshëm ta lënë përfaqësuesin brazilian të largohet gjatë verës kur edhe do t’i skadojë kontrata.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-futbollisti i Milanit pritet të përfundojë në klubin brazilian, Fluminense.

Ndërsa, në vend të tij Chelsea e ka futur në listën e ngushtë mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Ousmane Diomande.

Duke e pasur parasysh që Silva është 39 vjeçar, ai mund t’i kalojë edhe një vit apo dy në futbollin brazilian para se të vendos të pensionohet nga futbolli/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat