Liverpooli zyrtarizon zëvendësuesin

Futboll

Liverpooli zyrtarizon zëvendësuesin

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:53
Rhys Williams

Rhys Williams është tërhequr nga huazimi tek Aberdeeni dhe është rikthyer tek Liverpooli. Më poshtë është deklarata e plotë e “The Reds”:

“Mbrojtësi 22-vjeçar është rikthyer në Liverpool pas një përvoje me skuadrën e Premiershipit skocez. Williams, i cili iu bashkua akademisë së “The Reds” në nivelin U10, ka grumbulluar deri më sot 19 paraqitje për skuadrën e Jürgen Kloppit dhe gjithashtu ka kaluar në huazim te Kidderminster Harriers, Swansea City dhe Blackpool”.

Josip Matip dëmtoi rëndë ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë dhe për pasojë Liverpoolit i duhej një qendërmbrojtës.

Emrat që kanë qarkulluar javët e fundit kanë qenë Lucas Beraldo i Sao Paolos dhe Maxence Lacroix i Wolfsburgut, por asnjëri prej tyre iu bashkua skuadrës së Kloppit.

I pari iu bashkua PSG-së së Luis Enrique-s, ndërsa i dyti ishte i lidhur edhe me Atalantën, por klubi bergamask vendosi të kthejë Isak Hien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat