Buchanan: Ja pse është zgjedhja e duhur

Futboll

Buchanan: Ja pse është zgjedhja e duhur

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:29
Buchanan

Njoftimi zyrtar ka mbërritur sot, debutimi i Tajon Buchanan me fanellën e Interit ka shumë të ngjarë të vijë shtunën e 13 janarit gjatë ndeshjes në stadiumin U-Power kundër Monzas.

Çështje burokratike, të lidhura me statusin e tij si jokounitar dhe për rrjedhojë nevojën për të pasur një leje qëndrimi për punë.

Lojtari i krahut, i pari kanadez në historinë e klubit zikaltër, pasi nënshkroi kontratën deri në vitin 2028 me rreth 1.5 milionë euro në sezon, ishte në Appiano Gentile për të takuar shokët e tij të rinj dhe për të vizituar ambientet e qendrës sportive.

“Mendoj se në këtë moment të karrierës sime ky është vendimi më korrekt dhe më i përshtatshëm për mua. Kam kohë që e ndjek Interin: është një ekip në të cilin e shoh veten time, jam shumë i emocionuar për atë që më pret”, kanë qenë deklaratat e para të Buchanan për InterTV.

“Dua ta jetoj këtë aventurë ditë pas dite, duke punuar shumë. Dua të përshtatem sa më shpejt, duke mësuar sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga trajneri, stafi dhe shokët e skuadrës. Dëshiroj shumë të mësoj dhe ta ndihmoj ekipin.

“Mund të luaj në pozicione të ndryshme, por synimi im është të mësoj sa më shumë gjëra, të vihem në dispozicion të skuadrës dhe të përshtatem me stilin e lojës”.

“Jam vërtet krenar që jam kanadezi i parë që luaj në kampionatin italian: është një arritje e madhe që më bën shumë krenar. E di se çfarë më pret, kështu që duhet të mësoj nga stafi dhe shokët e mi për të qenë gati”.

Në fund, një mesazh për tifozët: “Duke parë ndeshjet në TV, kuptova se tifozeria këtu është e pabesueshme, me tifozë të jashtëzakonshëm që mbushin stadiumin për çdo ndeshje. Mezi pres t’u tregoj se çfarë mund të bëj, për të ndihmuar ekip sa më shumë që të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat