Gattuso kujton përballjen me Barçën e Guardiolës

Futboll

Gattuso kujton përballjen me Barçën e Guardiolës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:35
Pamje nga një ndeshje

Gennaro Gattuso është duke përjetuar një eksperiencë në Francë në drejtim të Marseille.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze, L’Equipe, 46-vjeçari zbuloi disa nga metodat e tij të stërvitjes, ndërsa kujtoi edhe të kaluarën kur ai luante me Milanin. Gattuso foli për ndeshjet ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës ku theksoi se ata ishin një skuadër aq e mirë, sa italianët nuk e kuptonin se çfarë ndodhte në fushë.

“Kur isha në moshën 27 apo 28-vjeçare nisëm të përballeshim me Barcelonën e Pep Guardiolës. Ata kishin në përbërje Ronaldinhon, Messin, Xavi, Iniesta e shumë të tjerë.

Vrapuam për 95 minuta në fushë, kam bërë “maratona” në çdo ndeshje kundër tyre dhe e prekja topin vetëm tre apo katër herë. Nuk e kuptonim se çfarë ndodhte në fushë. Prej atyre ndeshjeve nisa të interesohesha më shumë për futbollin dhe të studioja më tepër.

Metodat në stërvitjet e mia si trajner? Mua më pëlqejnë stërvitjet e rënda, ulëras për më shumë se një orë. Nuk dua që kur të mbaroj stërvitje, lojtarët apo ndihmësit e mi të kenë energji dhe të vijnë vërdallë në qendrën stërvitore.

Nuk dua rrëmujë në dhomat e zhveshjes apo në ato të masazhit dhe nuk më intereson aspak nëse thonë se sa idiot është trajneri. Ashtu kam pas thënë edhe unë dikur”, u shpreh Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat