Icardi, dëmtimi në sy më serioz se sa pritej

Futboll

Icardi, dëmtimi në sy më serioz se sa pritej

Më: 6 janar 2024 Në ora: 11:54
Icardi

Frakturë në fytyrë, gjendja e sulmuesit do të vlerësohet më 20 janar,

Ditët e fundit kishte bërë bujë fotoja e postuar nga Wanda Nara e cila portretizonte bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, me sy të nxirë, si pasojë e një përplasjeje me Edin Dzekon në derbin e Stambollit ndaj Fenerbahces.

Në orët e fundit kanë mbërritur rezultatet e analizave.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar një frakturë në eshtrat e fytyrës.

Do të nevojiten ekzaminime të syrit dhe hundës për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar dhe për ta ndihmuar atë të kapërcejë dëmtimin që është shumë më i rëndë se sa pritej.

Gjendja e lojtarit do të vlerësohet më datë 20 janar, kur kanë kaluar afërsisht 20 ditë nga ai dëmtim i pesuar, dhe vetëm atëherë do të ketë informacione të caktuara për kohën e rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat