Klubi i njohur anglez po e mendon rikthimin e Anderson-it

Futboll

Klubi i njohur anglez po e mendon rikthimin e Anderson-it

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:52
Felipe Anderson

Futbollisti Felipe Anderson raportohet se sërish mund ta vesh fanellën e skuadrës angleze, West Ham.

Klubi anglez, sipas mediave britanike, është duke menduar që ta rikthejë në skuadër Felipe Andersonin e Lazios.

Lojtari po shfaq formë të mirë këtë sezon të garave me ‘lacialët’, duke rikthyer interesimin e West Hamit për ish-futbollistin e tyre.

“West Ham po mendon ta rikthej në skuadër Felipe Anderson”, shkruajnë mediet në ishull.

Krerët e skuadrës angleze, thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë Lazion për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Andersonit në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat