Gimenez: “Messi? Më mirë ta kesh kundërshtar”

Futboll

Gimenez: “Messi? Më mirë ta kesh kundërshtar”

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:11
Messi

Në qendër të një dueli mes Meksikës dhe Argjentinës, futbollisti i Feyenoord, Santiago Gimenez, ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren meksikane.

Pavarësisht se ka lindur në Argjentinë, mbrojtësi i Feyenoord ka shpjeguar se është më shumë i lidhur me kombëtaren Azteke, prandaj ka bërë këtë zgjedhjeje.

Është e pashmangshme të flitet për Leo Messin, një futbollist për të cilin Santiago Gimenez ka pranuar se ka shumë respekt, por që ndryshe nga sa mund të mendohet, preferon ta ketë kundërshtar sesa shok skuadre.

“E dua Messin, – shpjegoi Santiago Gimenez, – mendoj se ai është lojtari më i mirë në histori, por nuk do ta kisha marrë vendimin për Messin, do ta kisha marrë me zemër”, duke iu referuar asaj që ndodhi dhe për rrjedhojë edhe zgjedhjes për të përfaqësuar Meksikën.

Më pas, Santiago Gimenez shpjegon sërish: “Jam i kënaqur me vendimin. Familja ime më bëri të dyshoja, por zemra ime nuk ishte atje dhe sot jam i lumtur me vendimin që mora dhe çfarë mund të ëndërroj”.

Në fund, sërish për Leo Messin: “Nuk po gënjej, e dua Messin, ai është kafshë, është më i miri në histori, por është më mirë të luash kundër tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat