Milani futet fuqishëm në afatin kalimtar

Futboll

Milani futet fuqishëm në afatin kalimtar

Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:06
Pamje nga një ndeshje

Milani po punon që të nënshkruajë me një tjetër qendërmbrojtës pas kthimit të Mateo Gabias nga huazimi i tij te Vijareali dhe akordit me Veronën për Filipo Terraçanon.

“Calciomercato" po raporton se ndërsa përmirësimi i Simiç jep garanci për të ardhmen dhe Gabia me Terraçanon do të forcojnë numrat e mbrojtjes, drejtuesit e Milanit nuk i ndryshojnë planet për merkaton dhe ata po punojnë për t’i dhënë Stefano Piolit një tjetër emër në mbrojtje.

Drejtorët Monkada dhe D’Otavio besojnë se ata kanë identifikuar profilin e duhur te Lilian Brasier të Brestit.

Megjithatë, mbrojtësi 24-vjeçar nuk pëlqehet vetëm nga Milani, pasi Monako (klubi që ka nisur bisedimet), është në gjurmët e francezit edhe Porto dhe Leverkuseni. Por gjigandët italianë kanë marrë tashmë miratimin e Brasier, i cili po shtyn të nisë një aventurë të re në Itali, që do ta shihte atë të bashkohej me bashkëatdhetarët e tij, Majk Menja, Teo Hernandez dhe Olivie Zhiru.

Marrëveshja për kushtet kontraktuale tashmë duket se është thjesht një formalitet, por diskutimi me Brestin është më i komplikuar, pasi oferta e parë e një huazimi me opsion blerjeje nuk provokoi entuziazmin e klubit francez. Brest po kalon një sezon ëndrrash.

Kjo është arsyeja pse synimi do të ishte që Brasier të mbahet të paktën deri në fund të sezonit. Megjithatë, vullneti i lojtarit mund të luajë një rol vendimtar në këtë negociatë. Vlerësimi i tij është rreth 11-12 milionë euro, por mund të rritet duke pasur parasysh interesin në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat