Hakimi shpreson te mrekullia

Futboll

Hakimi shpreson te mrekullia

Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:20
Hakimi

Achraf Hakimi është zotuar se do të japë gjithçka për kombëtaren marokene në Kupën e Kombeve të Afrikës 2023, pasi u bashkua me shokët e tjerë të skuadrës në kampin e tyre stërvitor.

Luanët e Atlasit do të shpresojnë të bëjnë një hap më të mirë se momenti historik i tyre në Kupën e Botës FIFA 2022, kur ata u bënë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinalen e kompeticionit më të madh ndërkombëtar të futbollit.

Sipas Morocco World News, Hakimi, i cili luan për gjigantin francez Paris Saint-Germain, shprehu optimizmin dhe besimin e tij për të nderuar futbollin maroken duke luftuar për trofeun.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me shokët e mi dhe vazhdoj të punoj me grupin. Unë do të jap gjithçka për ekipin kombëtar dhe shpresoj se do të arrijmë disa gjëra të mëdha”.

Maroku është vendosur në një grup të ndërlikuar përpara AFCON pasi u vendos me kombëtare si DR Kongo, Zambia dhe Tanzania në Grupin F.

Ndërkohë, trajneri i Marokut, Walid Regragui, thotë se dëshiron që skuadra e tij të thyejë “mallkimin e Kupës së Afrikës” ndërsa Luanët e Atlasit përgatiten të përballen me 23 vende të tjera për çmimin më të madh të futbollit të Afrikës.

Maroku nuk e ka fituar garën kontinentale për 47 vjet, por pasi arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, skuadra e Afrikës së Veriut është sërish një nga favoritët për të fituar trofeun në Bregun e Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat