Barcelona nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Yamal për duelin në Kupën e Mbretit

Futboll

Barcelona nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Yamal për duelin në Kupën e Mbretit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:57
Lamine Yamal

Barcelona do ta nis kampanjën e Kupës së Mbretit për sezonin 2023/2024 ndaj ekipit të kategorisë së katërt Barbastro.

Ky ekip paraprakisht kishte eleminuar nga ky kompeticion ekipin e Almerias dhe do të shpresojnë për një tjetër “surprizë” ani pse dallimi në kualitet është mjaft i madh.

Kjo ndeshje do të shërbejë për Xavin si mundësi e mirë për të bërë disa ndryshime në formacion para zhvillimit të Superkupës së Spanjës javën e ardhshme, që do të thotë se lojtarëve të rinj mund t’iu ipet mundësia që të marrin disa minuta.

Sidoqoftë, Xavi nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Lamine Yamal për këtë ndeshje që do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 21:00.

Sulmuesi 16-vjeçar nuk mund të paraqitet në këtë sfidë për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë edicionin e kaluar të Kupës së Mbretit.

Ky suspendim është bartur në edicionin e sivjetëm, që do të thotë se ai do të mungojë në këtë përballje.

Lamine Yamal me shumë mundësi do të ishte njëri nga lojtarët e ftuar nga Xavi për këtë ndeshje, andaj mungesa e tij është një lajm i keq për teknikun spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat