Grumbullimi i Tiranës

Futboll

Grumbullimi i Tiranës

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:09
Tirana

Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Dinamon.

Skuadra është e grumbulluar dhe po zhvillon fazën përgatitore në kryeqytet. Mësohet se deri tani Tirana nuk ka planifikuar asnjë ndeshje miqësore.

Një gjë të tillë nuk do ta bëjë, pasi luan më 12 janar ndaj bluve në derbi. Drejtuesit kanë vendosur që të vazhdojnë me Julian Ahmatajn.

Trajneri ka marrë besimin e presidentit Refik Halili, i cili pas një fitoreje ndaj Egnatias, por edhe pas një analize të hollësishme të situatës ka vendosur të mbajë kryetrajnerin e akademisë në krye të bardhebluve.

Kujtojmë që Ahmataj mori drejtimin e skuadrës më 5 tetor 2023, pas largimit të Shehit, i cili qëndroi në skuadër më shumë se 33 muaj në krye të skuadrës,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat