Djalo mes Interit dhe Juventusit

Futboll

Djalo mes Interit dhe Juventusit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:32
Djalo

Derbi i Italisë është shpërngulur në merkato, pasi si Interi edhe Juventusi synojnë të bëjnë të vetin Tiago Djalo. Mbrojtësi portugez, që ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Milanit dhe aktualisht aktivizohet me Lille në kampionatin francez, duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Ka kohë që Interi synon që të transferojë lojtarin me parametër zero në fund të sezonit, por në ditët e fundit është futur në lojë edhe Juventusi dhe tashmë ponorama ka ndryshuar.

Drejtori teknik i bardhezinjve, Giuntoli, po mundohet që të mbyllë këtë tratativë që në merkaton e janarit.

Drejtuesi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Lille, për të blerë lojtarin për 3.5 milionë euro dhe tashmë duhet të bindë edhe mbrojtësin portugez.

Tiago Djalo tashmë duhet të zgjedhë: të mbajë premtimin që i ka dhënë Interit, të pranojë ofertën e Juventusit apo të qëndrojë në Francë deri në fund të sezonit. Por, duket se Lille i ka dhënë ultimatum që të pranojë ofertën e bardhezinjve, sepse në të kundërt do të ketë masa ndaj tij.

Te Juventusi Djalo do të zinte vendin e Alex Sandros, që në fund të sezonit do të largohet nga Torino (brazilianit nuk do t’i rinovohet kontrata).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat