Manaj “magjik”, shënon dygolëshin e radhës në Turqi

Futboll

Manaj “magjik”, shënon dygolëshin e radhës në Turqi

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:53
Manaj

Rey Manaj nuk di të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish në kampioantin turk, këtë herë duke realizuar një dygolësh në suksesin 3-1 të Sivassporit në transfertën e Kayserisporit.

Në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike fitoi një 11 metërsh, që u mor përsipër nga lushnjari. 26-vjeçari goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, me një të djathtë potente, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

7 minuta më vonë, Sivasspori realizoi dhe golin e sigurisë, me sulmuesi kuqezi që realizoi me portën e boshatisur. Duke gjetur golin e tetë këtë edicion në Superligën turke.

Manaj po kalon një moment të shkëlqyer dhe nëse ruan të njëjtin ritëm nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në një kandidat për trajnerin Sylvinho, për në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat