Bonucci e nis 2024-ën me një magji, trajneri

Futboll

Bonucci e nis 2024-ën me një magji, trajneri

Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:11
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci e hapi vitin e tij 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë Aaronson një super asist gjatë aksionit që çoi në golin 1-0 të Union Berlin në miqësoren kundër Arminia Bielefeld.

Një pasim perfekt i gjatë, ndalesë nga shoku i skuadrës dhe gol për avantazhin e bardhekuqve. Pas ndeshjes, për ish-lojtarin e Juventusit kanë mbërritur edhe komplimente nga trajneri Nenad Bjelica.

“Leonardo është një lojtar i klasit botëror, është një luks për ne. Ai dominoi në fazën e mbrojtjes, nuk bëri asnjë gabim në fazën mbrojtëse.

“Ai është një lojtar i klasit të lartë, ai sheh gjëra që të tjerët as nuk i imagjinojnë.

Ai na ka ndihmuar në të dyja fazat vazhdimisht, jo vetëm në golin e 1-0”.

Vetë Bonucci ka shprehur kënaqësinë edhe në kanalet zyrtare sociale të ish-mbrojtësit të Juventusit, i cili ende synon të grumbullohet nga Spalletti për Euro 2024.

“Një fillim i mbarë i vitit 2024!”, ka shkruar lojtari në Instagram dhe Facebook, në qendër të disa zërave për një transferim në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat