Shqiptari kërkoi rrogat e prapambetura, klubi i Superligës turke e përjashton nga ekipi

Futboll

Shqiptari kërkoi rrogat e prapambetura, klubi i Superligës turke e përjashton nga ekipi

Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:46
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi nuk luan sot kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës.

Bashkë me sulmuesin e Kombëtares është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raporton “Webaslan” nga Turqia.

Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke.

Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën.

Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke.

Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim. Aktualisht ndeshja mes Galatasaray dhe Konyaspor e vlefshme për javën e 19, ka përfunduar 0 me 0 në pjesën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat