Guardiola: Jam shumë i kënaqur që e kam Kevin sërish

Futboll

Guardiola: Jam shumë i kënaqur që e kam Kevin sërish

Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:57
Guardiola e de Bruyne

Mançester Siti arriti një kualifikim me zbavitje ndaj Hadërsfilldit në Kupën FA. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola fituan në shifrat 5-0, ku shënuan dy herë Foden dhe nga një gol Alvarez,  Xhekson dhe Doku.

Lajm i mirë për Sitin ishte rikthimi në fushë i Kevin de Bryjne, i cili e ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe tashmë është gati për trajnerin Guardiola për pjesën e dytë të sezonit. Pas fitores 5-0 në “FA CUP” Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u shpreh:

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi rikthyer Kevin de Bryjn, sepse ai na ndihmon për të fituar ndeshjet. Është shumë e rëndësishme ta rikthejmë atë pas një dëmtimi të gjatë. Ai do të na ndihmojë me talentin e tij, por unë nuk dua të lëshoj  të gjithë presionin mbi supet e Kevinit, sepse nuk është e drejtë me të.

Sigurisht që ai ka një aftësi dhe cilësi të veçantë për të bërë diçka që është e vështirë për t’u gjetur. Ne kemi djem në mesfushë që duan të vrapojnë. Kevin është i jashtëzakonshëm.

Ai është unik.

Ne jemi vërtet të kënaqur që është kthyer pas më shumë se tre muajsh me. Ai pati një asistim shumë të mirë për golin e Zheremi Dokut. Vërtetë mirë që e kam sërish atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat