Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Futboll

Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:50
Valon Berisha

Futbollisti Valon Berisha, është bërë me skuadër të re.

Ai është transferuar tek ekipi austriak, Lask Linz.

Berisha ka nënshkruar një kontratë në afat prej 2.5 vjet.

30 vjeçari kishte kontratë me ekipin francez Reims deri në verë, derisa sezonin e kaluar ai u transferua në Melbourne City në Australi.

Kosovari edhe në të kaluarën ishte pjesë e Bundesligës austriake.

Ai në Salzburg për gjashtë sezone i zhvilloi 167 lojë dhe i realizoi 31 gola.

Valon Berisha, pas firmosjes së kontratës tha se ishte shumë i emocionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat