Mitaj në Kroaci

Futboll

Mitaj në Kroaci

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:19
Mario Mitaj

Trajneri i Dinamo Zagrebit flet në lidhje me dështimin e transferimit të Mario Mitajt në Kroaci.

“Në media dalin gjithmonë emrat. U përfol edhe për Mario Mitajn.

Në rregull, Mitaj ishte në listën tonë, por nuk u arrit akordi për çështje financiare dhe prandaj ne mbyllëm marrëveshjen me Ogivarën nga Urava në vetëm tri ditë.

Kështu punojmë ne, nëse nuk nënshkruajmë dot shpejt me një lojtar, i kthehemi mundësisë tjetër”, tha Sergej Jakiroviç.

Kroatët donin ta merrnin fillimisht në huazim Mitajn dhe të jepnin 500 mijë euro, më pas ta blinin në verë për 3.5 milionë, por Lokomotiva e Moskës kërkonte 7 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat