Aventura në Itali drejt fundit

Futboll

Aventura në Itali drejt fundit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:42
Sensi

Karriera e Stefano Sensi mund të vazhdojë në Angli.

Mesfushori, kontrata e të cilit skadon me zikaltërit në qershor të vitit 2024, do të largohet nga klubi i Milanos që në janar, duke qenë se është në periferi të projektit të Inzaghit.

Leicester së fundmi ka shfaqur interes madhor për lojtarin italian, karriera e të cili u pengua nga shumë dëmtime. Tekniku i “dhelprave”, Enzo Maresca e pëlqen shumë Sensi dhe, pas kontakteve të para mes palëve, po mundohet ta bindë të bëjë transferimin.

Sicc raporton “Sky Sport”, asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur nga Leicester tek Interi, por kontaktet mes palës angleze dhe të lojtarit janë në progres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat