FC Prishtina i është mirënjohëse e përjetshme Franc Beckenbauerin

Futboll

FC Prishtina i është mirënjohëse e përjetshme Franc Beckenbauerin

Nga: K.G. Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:11
Kur Franc Beckenbauer vizitoi FC Prishtinën

Klubi i futbollit Prishtina ka disa fjalë për legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer, që ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare.

“Kujtojmë ikonën dhe legjendën e futbollit gjerman dhe botëror, i cili mbrëmë ndërroi jetë, Franc Beckenbauer.

‘Kaiseri’ i famshëm, në kohët më të vështira të izolimit të futbollit tonë në vitin 2011, na ishte gjendur afër duke edhe vizituar e parë nga afër klubin tonë, FC Prishtina.

FC Prishtina i është mirënjohëse e përjetshme të kontributit të jashtëzakonshëm jetësor të “Kaiserit”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat