Konyaspor bën gati planin: largohet Cikalleshi, vjen Umut Nayir

Futboll

Konyaspor bën gati planin: largohet Cikalleshi, vjen Umut Nayir

Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:58
Sokol Cikalleshi e Umut Nayir

Sokol Cikalleshi duket i destinuar për tu larguar nga skuadra turke e Konyaspor.

Sulmuesi kuqezi, pas përplasjes me drejtuesit e klubit për pagesa të prapambetura, dhe me këta të fundit që morën masa drastike duke e pezulluar, tani duhet të shqyrtojë ofertat që kanë mbërritur të paktën deri tani nga skuadra të ndryshme.

Një destinacion i mundshëm është Arabia Saudite e më konkretisht Al-Khaleej, me të cilin luajti sezonin e kaluar. Ndërkohë, Konyaspor  ka nisur menjëherë punën për të zëvendësuar sulmuesin shqiptar duke kërkuar huazimin e Umut Nayir nga Fenerhabce, i cili deri tani ka luajtur vetëm 118 minuta në 12 ndeshje.

30-vjeçari ka luajtur 4 herë për Kombëtaren dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat