Ajax e mirëpret në Holandë

Futboll

Ajax e mirëpret në Holandë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 23:21
Liverpool

Ajax bëri nisjen më të dobët të historisë, me “Harkëtarët” që vuajtën në fillimin e këtij sezoni në Holandë, por tashmë situata ka ndryshuar dhe rekordmenët e futbollit holandez pozicionohen në vendin e pestë me 25 pikë.

Tashmë, në merkaton e janarit drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën dhe për të nisur vitin 2024 mbarë dhe për të lënë pas atë çfarë ndodhi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.

Së fundmi, në skenë është shfaqur emri i mesfushorit Jordan Henderson. Ish-lojtari i Liverpool, që aktualisht luan në Arabinë Saudite të Al-Ettifaq ka kërkuar largimin vetëm pas gjashtë muajsh.

Pavarësisht se ai ka treguar një rendiment të mirë, 33-vjeçari është përballur me vështirësi si brenda dhe jashtë fushës, teksa në nisje të muajit janar, katër skuadra nga Premier League kërkuan shërbimet e tij, por tashmë duket se të gjitha janë tërhequr.

Ajax kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe të bëjë për vetë ish-mesfushorin e Liverpool që nga ana e tij ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 8 milionë euro, shumë që te Ajax kërkojnë ta diskutojnë, të paktën kështu raportojnë mediet holandeze.

Jordan Henderson duket se e ka vendosur të largohet përfundimisht nga kampionati saudit, por a do të jetë Ajax shtëpia e tij e re, kjo mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat