Bayerni fton tifozët më 19 janar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Bekenbauerit

Futboll

Bayerni fton tifozët më 19 janar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Bekenbauerit

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Bayerni i Mynihut ka njoftuar mbrëmjen e kaluar se më 19 janar në orën 15:00 skuadra dhe të gjithë tifozët do t’i japin lamtumirën e fundit “Perandorit” të futbollit gjerman në një ceremoni, e cila do të mbahet në “Allianz Arena”.

Nga sa është lajmëruar deri më tani mësohet se dyert e impiantit do të jenë të hapura për të gjithë dashamirësit e futbollit, të cilët do të kenë mundësi t’i dedikojnë edhe mesazhet e tyre personale legjendës së futbollit gjerman në një libër ngushëllimesh.

Të njëjtën gjë do të bëjnë sot lojtarët e Bajernit së bashku me kryministrin e Bavarisë, Markus Zëder në ceremoninë, e cila do të mbahet në një nga kishat në qendër të Mynihut (Hofkapelle der Residenz).

“Fokusi i grumbullimit është kujtimi i Franc Bekenbauerit, i cili frymëzoi botën e futbollit dhe jo vetëm”, lexohej në njftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat