Wolves tenton sulmuesin e PSG-ës

Futboll

Wolves tenton sulmuesin e PSG-ës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:05
PSG

Hugo Ekitike ishte një prej emrave më premtues sezoni e kaluar te Paris Saint-Germain, por me ardhjen e Luis Enriques, sulmuesi është zhdukur nga “radari” i kampionëve të Francës.

Parisienët shpenzuan jo pak, por plot 29 milionë euro për shërbimet e talentit, që debutoi me Reims në sezonin 2020-2021 dhe edicionin e kaluar realizoi 4 gola në 32 ndeshje me PSG-në nën drejtimin e Galtier.

Ekitike luajti vetëm 9 minuta në premierën e këtij sezoni dhe prej takimit me Lorient, jo vetëm që nuk ka zbritur në fushën e lojës, por nuk është grumbulluar më me skuadrën, madje as në ndeshjen e Kupës ndaj Revel.

Tani, në një situatë të tillë menaxheri lojtarit i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mos bëhen pengesë, kjo pasi Wolves dëshiron shërbimet e tij, por anglezët nuk ofrojnë më shumë se 8 deri në 10 milionë euro, ndërsa te PSG-ja e vlerësojnë kartonin e 21-vjeçarit rreth 15 milionë euro.

Wolves ka nisur kontaktet me lojtarin dhe mediet franceze kanë raportuar se edhe Ekitike është dakordsuar me anglezët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit fillimisht në formë huazimi e më pas për të diskutuar çmimin e tij gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat