Krstevski flet si lojtar kuqezi: I lumtur që jam këtu

Futboll

Krstevski flet si lojtar kuqezi: I lumtur që jam këtu

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:17
Krstevski

Sulmuesi anësorë Vane Krstevski bëhet përforcimi i parë i kuqezinjëve në merkaton e janarit. 20-të vjeçari nga Shtipi te Shkëndija vjen nga Brera AP, derisa pas firmosjes së kontratës 3.5 vjeçare në prononcimin e tij të parë si kuqezi nuk ka fshehur kënaqësinë që bashkohet me Shkëndijën.

“Ndjenja është e bukur. Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu.

Falenderim për besimin e treguar dhe shpresoj ta arsyetoj me lojë të mirë nga ana ime dhe angazhim maksimale. E dij se Shkëndija ështe klub i madh, me ambicie të mëdha.

Gjithashtu ka numër të madh të tifozëve.

Mendoj se do ta arsyetoj besimin që më kanë dhënë dhe do të jap gjithçka nga vetja të arsyetoj atë”, tha Vane Krstevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat