Sancho te Dortmundi për 6 muaj

Futboll

Sancho te Dortmundi për 6 muaj

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:23
Sancho

Tashmë dihet mirë se Jadon Sancho është i destinuar që në këtë seancë të merkatos të rikthehet për të veshur fanellën e Borussia Dortmund, klub me të cilin regjistroi 135 paraqitje, 47 gola dhe 39 asiste.

Negociatat mes klubit të Bundesligës dhe Manchester United kanë nisur prej ditësh, teksa operacioni bazohet në huazim deri në qershor. Për momentin, megjithatë, nuk duket se ekzistojnë kushtet që verdhezinjtë ta shlyejnë kontratën e sulmuesit në verë.

Siç raportohet nga “Daily Mirror”, klubi gjerman do t’i paguajë Manchester United rreth 3 milionë paund për huazimin e lojtarit të lindur më 2000 deri në fund të sezonit (ai duhet të zbarkojë në kampin stërvitor të Marbella brenda 48 orëve të ardhshme), por nuk mund të angazhohet më tej.

Pengesa kryesore lidhet me pagën e ish-talentit të të rinjve të Manchester City. Sancho, në fakt, aktualisht merr rreth 13 milionë paund (pak më shumë se 15 milionë euro) nga “Djajtë e Kuq”.

Një shifër e pamundur për klubin gjerman për t’u paguar, gjë që do ta lejojë lojtarin të kthehet në “Old Trafford” gjatë verës. Sancho u përzu nga skuadra e parë prej trajnerit Ten Hag, pas një debati, gushtin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat