Ylli anglez gati të lërë Arabinë pas 6 muajsh

Futboll

Ylli anglez gati të lërë Arabinë pas 6 muajsh

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:57
Jordan Henderson

Mesfushori 33-vjeçar anglez Jordan Henderson pritet të lërë Arabinë Saudite pas vetëm 6 muajsh. Duket se përshtatja e ish-kapitenit të Liverpool te skuadra e El-Ettifaq (ka kontratë deri në vitin 2026) nuk ka shkuar ashtu sikurse shpresonte.

Henderson shpreson të rikthehet në Premier League, por duket se destinacioni do të jetë një tjetër kampionat në Europë. Sipas “Daily Mail”, në gjurmët e mesfushorit veteran është skuadra e Ajax.

Klubi holandez po pëpriqet të bindë lojtarin të firmosë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo nuk ka për të qenë e lehtë, pasi rroga e Henderson është e lartë 350 mijë stërlina në javë, shumë kjo e papërballueshme nga Ajax.

Gjithsesi, skuadra holandeze i garanton një vend si titullar dhe mundësinë që të luajë në nivele të larta. Henderson ende s’ka konfirmuar asgjë, por i ka kërkuar menaxherit të tij që të interesohet për një ekip anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat