​Araujo i përgjigjet spekulimeve që po e lidhin me Bayernin

Futboll

​Araujo i përgjigjet spekulimeve që po e lidhin me Bayernin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:58
Ronald Araujo

Ylli i Barcelonës, Ronald Araujo i është përgjigjur spekulimeve të cilat po e lidhin me largim nga katalunasit dhe me një kalim të mundshëm te Bayerni.

Araujo i krahasoi këto spekulime me ato të verës së kaluar, ku asokohe mbrojtësi thuhej se është afër kalimit te Manchester United.

Araujo tha se fokusi i tij është vetëm te Barcelona, dhe se është privilegj për të mbajtja e shiritit të kapitenit.

Çdo merkato ne kemi spekulime për mua, gjithashtu ata e përmendën edhe Manchester United verën e kaluar.

Fokusi im është te Barcelona. Jam duke e bërë më të mirën për Barçën, 100%.

Është privilegj ta mbaj shiritin e kapitenit, e ndjej përgjegjësinë”, tha Araujo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat