Sarri befason me një grek

Futboll

Sarri befason me një grek

Më: 10 janar 2024 Në ora: 17:49
Sarri

Derbi i Kryeqytetit mes Lazios dhe Romës zhvendoset në Kupën e Italisë aty ku në Olimpico, dy skuadrat do të kërkojnë biletën e gjysmëfinales së kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Itali. Maurizio Sarri dhe Jose Mourinho kanë zbuluar edhe 11-tëshet titullare.

Sarri surprizon teksa nga minuta e parë e nis portieri grek Mandas që zëvendëson Provedel të prekur nga gripi sezonal ndërsa nga ana tjetër, Mourinho i beson një fanellë titullari mbrojtësit të huazuar nga Juventus, Huijsen.

Nga ana tjetër, Elseid Hysaj është në stol për Lazion ndërsa në pankinë gjendet edhe Marash Kumbulla që rikthehet pas shumë muajsh në dipozicion të verdhekuqve.

Formacionet Lazio-Roma:

Lazio; Mandas; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Guendouzi, Cataldi, Vecino; Felipe Anderson, Castellanos, Zaccagni

Roma; Rui Patricio; Kristensen, Mancini, Huijsen; Karsdorp, Cristante, Paredes, Bove, Zalewski; Dybala, Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat