Lautaro do ta vazhdojë kontratën gjatë këtij muaji

Futboll

Lautaro do ta vazhdojë kontratën gjatë këtij muaji

Më: 10 janar 2024 Në ora: 18:02
Lautaro

Interi i zyrtarizoi së fundmi kontratat e reja të lojtarëve si Matteo Darmian, Henrikh Mktaryan e Federico Dimarco, ndërsa “Nerazzurri” janë duke e përgatitur një tjetër “goditje” që pritet ta bëjnë gjatë këtij muaji.

Më saktësisht, Zikaltrit e kanë përgatitur kontratën e re për Lautaro Martinez, shkruan “Sky Sport”.

“Il Toro” po i vazhdon diskutimet me liderët e Serie A dhe thuhet se palët kanë arritur marrëveshje sa u përket shifrave, ndërsa kanë mbetur të kompletohen edhe disa detaje të tjera për ta vendosur më pas lojtari të zezën mbi të bardhë.

Nënshkrimi i kontratës së re nga ana e Lautaros pritet të vijë para fundit të këtij muaji, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodh edhe më vonë, pasi Interi nuk e ka ndërmend të ngutet.

Argjentinasi po e kalon një formë fantastike me 16 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje në Serie A, plus 2 gola në 6 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ai është lider i padiskutueshëm i ekipit të Simone Inzaghit dhe njëri prej sulmuesve më në formë në Evropë i momentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat